Arrestohen 3 shqiptarë, shkonin e vinin në Zvicër për trafik droge

Arrestohen 3 shqiptarë, shkonin e vinin në Zvicër për trafik droge

21:01, 05/04/2019
A+ Aa A-

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë zvicerane në Soluthurn të Zvicrës, si të dyshuar në një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve që policia zhvilloi në Bettlach, gjeti në banesën e shqiptarëve 1.8 kg kilogramë heroinë, 4 kilogramë amfetamine dhe rreth 50 gram kokainë, të cilat u konfiskuan.

Shqiptarët e moshës 20 deri në 23 vjeç, nuk ishin me qëndrim të përhershëm në Zvicër.

Ata ndodhen në paraburgim për hetime të mëtejshme, ndërsa akuzohen për tregtinë e narkotikëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco