Vëlla e motër u plasi granata në dorë, ja si ndodhi ngjarja sipas Policisë

Vëlla e motër u plasi granata në dorë, ja si ndodhi ngjarja sipas Policisë

16:52, 05/04/2019
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e sotme e ndodhur në Bulqizë në mesditë, ku dy fëmijë u plagosën rëndë nga shpërthimi i një granate.

Sipas komunikatës së policisë, fëmijët vëlla e motër, përkatësisht të moshës 11 dhe 10 vjeç, e gjetën granatën në një përrua.

Ata e kanë marrë granatën për të luajtur, ndërkohë që djali ka humbur jetën, ndërsa vajza ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryqytet.

Informacion paraprak

Në fshatin Koçaj- Fushë Bulqizë, dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç) kanë gjetur një granatë në një përrua , të cilët duke luajtur dyshohet granata ka plasur ku për pasojë i mituri 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco