Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Prangoset shqiptari në SHBA për terrorizëm. Emri

Prangoset shqiptari në SHBA për terrorizëm. Emri

13:27, 05/04/2019
A+ Aa A-

Media amerikane “NBC Neës” njofton se një shqiptar me banim në SHBA u arrestua sepse në përgjime ka dalë se ai donte të bashkohej me ISIS dhe dëshironte të sulmonte njerëz në mënyrë rastësore. E gjitha kjo, që të hakmerrej ndaj masakrës së ndodhur në Zelandën e Re.

Fabjan Alameti 21 vjeç u paraqit përpara një gjykate në Amerikë. Ndaj tij rëndojnë zyrtarisht akuzat për përdorim në gjendje të droguar të një arme që ishte pa leje. Alameti ndërkaq dyshohet për terrorizëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjyqtari i rastit Jeremiah Lynch urdhëroi burgosjen e tij, me qëllim që të ketë hetime të mëtejshme për të.

Agjenti i FBI Mattheu Duermeier, i cili kishte ndjekur nga afër rastin e shqiptarit, teksa ky i fundit nuk ishte në dijeni tha përpara gjykatës se Alameti ka postuar në “Facebook” komente pro ISIS dhe kishte dëshirë të bashkohej me IS.

Image

Duermeier kishte biseduar nga afër me Alametin. Ai kishte arritur të regjistronte biseda, ku shqiptari shprehte vendosmërinë për t’u bashkuar me IS, si dhe për të kryer sulme në SHBA, si dhe të hakmerrej për masakrën e Zelandës së Re. “Unë do të marr hak për gjakun. Do të sulmoj njerëzit rastësisht që të hakmerren për masakrën në Zelandë”, i kishte thënë Alametti agjentit të FBI-së.

Alameti kishte blerë një armë dhe ishte shtruar për kurim, për përdorim tej mase të lëndëve narkotike. Mirëpo, më vonë Alameti ndryshoi dëshminë përpara oficerit të policisë, duke thënë se kurrë nuk ka shprehur dëshirë për të sulmuar njerëzit, kurrë nuk ka dashur të bashkohej me ISIS dhe kurrë nuk donte të sulmonte SHBA-të. Ky “ndryshim” i tij kishte ndodhur pasi Alametit i ishte dhënë shtetësia amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco