Kapet në Fier një 20 vjeçar me tre klandestinë në makinë

Kapet në Fier një 20 vjeçar me tre klandestinë në makinë

13:25, 05/04/2019
A+ Aa A-

Një 20 vjeçar nga Tirana është arrestuar në Fier për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.H.

"Pas një pune hetimore të policisë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrant të paligjshëm, në aksin rrugor Fier-Levan u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit i cili në momentet e para ka tentuar t'i largohet policisë", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit" për 3 shtetasit e huaj që ishin pasagjerë në mjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë", "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco