Po kalonin kufirin, kapen 10 refugjatë në gjendje jo të mirë shëndetësore

Po kalonin kufirin, kapen 10 refugjatë në gjendje jo të mirë shëndetësore

17:54, 04/04/2019
A+ Aa A-

Policia Kufitare ka ndaluar në orët e fundit 10 refugjatë të cilët po kalonin kufirin e gjelbër, në tentativë për të hyrë në Shqipëri.

Gjashtë prej refugjatëve, midis të cilëve sirian dhe iranianë, u kapën në fshatin kufitar Vernik, ndërsa katër të tjerë midis tyre edhe një foshnjë, u kapën në kufirin e gjelbër

Sikundër raportohet gjendja e tyre shëndetësore nuk ka qenë e mirë.

Pasi u janë marrë deklarimet ata janë nisur dërguar qendrës së azilkërkuesve në kryeqytet.

Sipas raportimeve nga Policia e Kufirit, gjatë ditëve të fundit ka pasur një numër në shtim të emigrantëve të paligjshëm, ndërsa janë shtuar kontrollet në kufi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco