Prekëse në Danimarkë: dëbohet familja Mirashi me fëmijë të sëmurë, danezët protestojnë Nëna, që i është refuzuar azili, është ulur me dy nga tre fëmijët e saj, në pritje të dëbohen

Prekëse në Danimarkë: dëbohet familja Mirashi me fëmijë të sëmurë, danezët protestojnë

12:08, 04/04/2019
A+ Aa A-

Në orën 6 të mëngjesit të sotëm, 4 prill, aktivistë dhe dashamirës u përballën me qetësi me policinë dhe forcat e sigurisë në aeroportin e Kopenhagës kundër dëbimit të dy azilkërkuesve shqiptarë, prindër me tre fëmijë të vegjël. Ky ishte rasti më i fundi i një vargu dëbimesh.

Aktivistët arritën që në orën 5 të mëngjezit në një prani të madhe forcash sigurie në terminalin 2. Azilkëruesit ishin shoqëruar në një zonë të veçantë, të ndarë nga sportelet e kontrollit të pasaportave, nga një numër policësh.

Ata thjesht kërkojnë kujdes

Familja Mirashi ishte ndaluar në Sjaelsmark, një qëndër në veri të Kopenhagës, gjatë qëndrimit të tyre në Danimarkë. Familja aplikoi, por iu refuzua azili në 22 mars. Asaj iu dhanë tre javë kohë që të aplikonte për një leje qëndrimi të përkohshme humanitare bazuar në nenin 9B(1) të Aktit për të huajt në Danimarkë.

Mjekët danezë e kanë diagnostikuar djalin e madh të familjes Mirashi, që është tetë vjeç, me të dyja problemet, edhe mendore, edhe fizike, që lidhen me nevojën për vëmendje speciale dhe kujdes mjekësor.

Nëna u kishte treguar se fëmija nuk e merrte kujdesin e duhur në sistemin shëndetësor shqiptar dhe se jeta e tyre në atë vend ishte e mbytur nga varfëria.

Pavarësisht moshës së djalit, ai kurrë nuk kishte shkuar në shkollë. Në fakt, doktorët ishin të pasigurtë nëse ai e dinte se ku ndodhet apo jo. Gjatë një ekzaminimi, vogëlushi i tha një mjeku se ishte dy vjeç dhe se ishte vajzë.

Megjithatë, kur nisi aplikimi për një leje qëndrimi për aysre humanitare, nuk u arrit që i gjithë dokumentacioni i nevojshëm për gjendjen psikike të fëmijës të sigurohej brenda afatit.

Aktivistët kishin shpresuar se me shtyrjen e dëbimit të familjes, ata mund të fitonin kohë e duhur për të përpunuar të gjitha dokumentat e duhura për aplikim.

Afërsisht një ose dy dëbime ndodhin çdo javë, tha një aktivist./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco