DETAJE/ Të shtënat në Fier, makina ishte e vjedhur...

DETAJE/ Të shtënat në Fier, makina ishte e vjedhur...

08:55, 04/04/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje  rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes së kaluar në Fier.

Policia njoftoi se “në lagjen “1 Maji” në Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMW” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Gajtë ditës së sotme janë bërë publike detaje te rejha që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Makina BMW e autorëve të ngjarjes dyshohet se ka qene e vjedhur kohë me parë.

Ndërkohë që targat e përdorura sipas burimeve policore dyshohet  se jane vjedhur në Elbasan pasi i përkasin një automjeti tip 'Renault'.

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Subjekti tregtar mbi të cilin u qëllua me armë nuk ka pësuar dëme në ndërtesë por nga të shtënat është dëmtuar vetëm një automjet, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e tij.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Pavarësisht se kanë kaluar mbi 10 orë nga ngjarja ende nuk ka një pistë konkrete hetimi, pasi nuk dihet nëse objektiv ishte biznesi apo ndonjë person, që mund të ketë qenë duke kaluar aty në atë moment. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco