DETAJE TË REJA/ U arrestua me 453 kg drogë, zbardhen të tjera dëshmi të “mekanikut” shqiptar

DETAJE TË REJA/ U arrestua me 453 kg drogë, zbardhen të tjera dëshmi të “mekanikut” shqiptar

23:45, 03/04/2019
A+ Aa A-

Ecja me shpejtësi të “çmendur” duket se i shkaktoi arrestimin një 26 vjeçari shqiptar, i cili u kap me plot 453 kg marijuanë.

Kur ai u ndalua nga policia në Famagosta në Milano, u shpjegoi paraprakisht atyre se nxitonte për të ofruar disa pjesë këmbimi për automjetet.

Ai mbante të veshur një kostum mekaniku dhe padyshim me zor merrte frymë.

Në bagazhin e mjetit, megjithatë në vend të bulonave, marmiteve të makinave apo pjesë të tjera, ai kishte 14 çanta të mbushur me marijuanë me peshë 240 kg.

Së shpejti, sasia do të shkonte në 453 kg pas zbulimit të sasisë tjetër në një makinë jo shumë larg, në Pestalozzi.

R. Luca, pa të dhëna kriminale dhe i panjohur për policinë, në përjashtim të kalimit të viteve në kufijtë e Brindisit, Ankonës dhe Malpensës dhe kërkesës pasuese për leje qëndrimi, përfundoi në pranga të martën në mëngjes.

Djali më pas u arsyetua tek agjentët duke deklaruar se po transportonte mallra për në Piazza Miani, në jug të Milanos.

I riu ka një leje qëndrimi të lëshuar nga policia në Brindisi, ku edhe banon. Megjithëse, sipas deklaratave të tij, ka jetuar për disa kohë në Lombardia.

Pas zbulimit të drogës, 26 vjeçari, tregoi destinancionin e lëndës narkotike, duke theksuar gjithashtu se i përkiste një shtetasi maroken, i cili i kishte kërkuar atij të transportonte mallra nga Milano në Como.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco