Të shtënat me armë zjarri në Fier, ja çfarë thotë Policia

Të shtënat me armë zjarri në Fier, ja çfarë thotë Policia

22:05, 03/04/2019
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në këtë qytet ku një makinë u gjet e djegur në periferi ku në brendësi të mjetit u gjet edhe një armë zjarri.

Sipas Policisë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një subjekti tregtar dhe më pas kanë djegur makinën në dalje të qytetit.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në datën 03.04.2019, në lagjen “1 Maji” Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMV” kanë qëlluar me armë zjarri drejt një subjekti tregëtar (pjesë këmbimi të makinave).

Më pas, mjetit tip “BMV” i është vënë zjarri në rrugën Fier- Seman, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i shinave të trenit”.

Në vendnngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco