Situata dramatike nga zjarret, digjen dhjetra hektarë pyje në Fier, arrestohen 7 persona

Situata dramatike nga zjarret, digjen dhjetra hektarë pyje në Fier, arrestohen 7 persona

21:14, 03/04/2019
A+ Aa A-

Pas zjarreve të cilat kanë përfshirë vendin në këtë fillim pranvere duke shkaktuar dëme masive në  qindra hektarë pyje të djegura në qarkun e Fierit jane evidentuar mbi 20 vatra zjarri gjatë muajit mars.

42.5 ha është sipërfaqja e përfshirë nga flakët kryesisht shkurre, pisha të reja dhe ullishte ku nga këto të fundit rreth 750 është numri i rrënjëve të ullinjve të dëmtuar.

Ndërkohë rreth 5 raste zjarri janë regjistruar në Bashkinë Lushnje, 4 raste Mallakastër dhe 2 raste Divjakë. Rasti i fundit në qytetin e Fierit është zjarri i rënë në Darzezë ku sipas drejtoritt të pyjores Agim Hoxha u dëmtuan rreth 8 ha pyje, nga të cilat 4 ha me dëm ekonomik dhe 4 të tjera sipërfaqe pyjesh me dëm ekologjik.

Pjesa me e madhe e sipërfaqeve të djegura që janë edhe sipërfaqe me dëm ekonomik janë ullinjtë dhe filizat e bimës së pishës së re. Ndërsa policia si përgjegjës në lidhje me këtë situatë ka referuar në organin e akuzës 7 persona, 2 prej tyre të arrestuar në flagrancë.

Në Mallakastër janë arrestuar 2 persona, F.N 46 vjec nga Ballshi dhe E.N 14 vjeç nga Ballshi i cili procedohet i lirë.

Në Fier në zjarrin e rënë në Darzezë është ndaluar shtetasi N.D 68 vjeç, banues në Darzëzë. Gjithashtu në Mallakastër shtetasi A.S 42 vjeç procedohet i lirë për shkak të një vatëre zjarri të rënë në fshatin Belishovë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco