Shisnin kokainë e heroinë, drejtësia zvicerane dënon të riun shqiptar

Shisnin kokainë e heroinë, drejtësia zvicerane dënon të riun shqiptar

17:07, 02/04/2019
A+ Aa A-

Një i ri shqiptar dhe një italian janë dënuar për trafik dhe shitje heroine në Zvicër, respektivisht me 4.9 vite burg për secilin. Dy trafikantët janë kapur më 8 qershor të vitit 2017 nga policia në një banesë private në qytetin Zug, raporton polizeinews.ch.

Hetimet dolën në përfundimin se këta dy persona që nga viti 2016 dhe deri në momentin e arrestimit kanë shitur në treg 8 kg lëndë narkotike të lloji heroinë, të cilën e ndanin në porcione dhe doza të vogla.  Sipas mediave vendase, vlera e drogës në treg të zi kapte shifrën e  225 mijë frangave zvicerane. Por, krahas heroinës ata kanë shitur edhe kokainë.

Të dënuarit sasinë e drogës e ndanin në doza të vogla në shtëpinë e tyre që e kishin me qira në kantonin e Zug-ut dhe më pas e shisnin në vende të tjera jashtë tij. Pas kryerjes së dënimit, shqiptari dhe italiani janë të detyruar të lënë menjëherë Zvicrën dhe iu ndalohet hyrja në këtë shtet të paktën për 10 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco