'Pse po pije kafe ...' masakrohet me gurë e hekura çifti në Berat

'Pse po pije kafe ...' masakrohet me gurë e hekura çifti në Berat

15:25, 02/04/2019
A+ Aa A-

Dy bashkëshortët Festim dhe Elida Selika janë dhunuar me sende të forta në banesën e tyre nga 3 persona që kishin shkuar për një sqarim. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjeroven të Njësisë Administrative Velabisht në rrethin e Beratit, në sy të dy fëmijëve të mitur 3 dhe 4 vjeç.

Pak përpara se tre personat të shkonin në banesën e familjes Selika, e kanë parë kryefamiljarin Festim Selika duke pirë kafe në një lokal në fshatin Velabisht me nipin e tij, me të cilin ata kanë pasur një konflikt të mëparshëm. Duket se kjo kafe ka qenë edhe sebepi i sherrit që ka ndodhur në banesën e çiftit Selika ku 3 personat, njëri prej të cilëve bashkëfshatari i tyre, i kanë kërkuar llogari Festimit se pse po pinte kafe me personin që ata ishin në konflikt.

Në debat e sipër, ata kanë qëlluar disa herë në kokë Festimin, i cili ka rënë pa ndjenja. Pasi ka ndërhyrë gruaja e tij, Elida ata e kanë goditur edhe atë me gur në kokë dhe pasi e kanë përplasur disa herë në mur, e kanë qëlluar me shkelma e grushte në trup.

Pasi 3 agresorët janë larguar, Elida ka njoftuar policinë dhe çifti është dërguar me hematoma të shumta në Spitalin Rajonal të Beratit.

Gruaja ka marrë 3 çarje të thella në kokë dhe plagë të shumta në trup, ndërkohë që bashkëshorti i saj është në gjendje më të mirë shëndetësore. Duke treguar të gjithë ngjarjen që terrorizoi edhe 2 fëmijët e tyre, çifti Selika kërkon nga shteti që përgjegjësit e këtij agresioni të vihen përballë drejtësisë, pasi ata pohojnë se agresorët e tyre nuk janë arrestuar dhe kjo i bën të ndihen më të kërcënuar për jetë.

Mjeku kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit Piro Leka, ka konfirmuar se çifti ka shenja dhune në trup por më e dëmtuara nga goditjet e marra është gruaja Elida, e cila ka marrë goditje të rënda në kokë e në trup.

Në lidhje me këtë ngjarje, burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, konfirmojnë se një nga agresorët është arrestuar dhe dy të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

Policia ka referuar në ëeb-in zyrtar në lidhje me ngjarjen thjesht si një rast i “Plagosjes së lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim” në qarkun Berat, me 1 person të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.

Pak orë pas ngjarjes Policie e Beratit identifikoi autorët dhe arrestoi 20-vjeçarin Kristjan Berberi si dhe procedoi në gjendje të lirë dy persona të tjerë, shkruan BW.

Ja njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-K.B, 20 vjeç, banues në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore, si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:

-R.B, 47 vjeç.
-Sh.Sh, 39 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoroven, Berat.

Arrestimi dhe procedimi penal i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim më njëri-tjetrin për motive të dobëta janë futur në banesë dhe kanë dhunuar shtetasen E.S, 35 vjeçe, banuese në fshatin Gjoroven, Berat, e cila po merr ndihmë mjeksore, në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku02/04/2019 15:33

Kontigjent për aktivitet politik, kështu zgjidhen politikanët e ardhshëm të rilindjes.

Shto koment

Denonco