Mungon avokati, shtyhet sërish pretenca për Balilin, gjykata 10 mijë lekë gjobë Sollakut

Mungon avokati, shtyhet sërish pretenca për Balilin, gjykata 10 mijë lekë gjobë Sollakut

14:47, 02/04/2019
A+ Aa A-

Mungesa për të dytën herë rradhazi e avokatit Theodhori Sollaku ka shtyrë sërish pretencën për Klement Balilin.

Seanca tjetër e rradhës do mbahet më 8 prill në orën 13:00, teksa gjykata vendosi gjobitjen me 10 mijë lekë të Sollakut, për mungesë në senacë pa lajmëruar.

Vetë Balili kishte kërkuar të mos paraqitej në seancë.

Për të tretën herë, Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të dëgjojë konkluzionet e prokurorisë për Balilin, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ndërsa sot pritej që Prokuroria të lexonte konkluzionet përfundimtare dhe të kërkonte dënimin për Klement Balilin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco