Tenton të vrasë Drejtorin e ALUIZNI-t, arrestohet 40 vjeçari. Emri

Tenton të vrasë Drejtorin e ALUIZNI-t, arrestohet 40 vjeçari. Emri

12:58, 02/04/2019
A+ Aa A-

Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë shtatasin P.H 40 vjeç banues në Kukës dhe i ka sekuestruar armën e gjahut që ka dashur të vrasë drejtorin e Aluizni-i Vladimir Spahiu 46-vjeç.

I arrestuari ka tentuar të vrasë drejtorin për shkak të detyrës, por ngjarja është parandaluar nga Policia.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e këtij krimi në tentativë, por një njoftimin e policisë sqarohet se akti ka lidhje me detyrën e Spahiut.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma e gjahut.

Eshtë marrë informacion se një shtetas ka kërcenuar shtetasin V.S, për shkak të detyrës, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit;

-P.H., vjeç 40, banues në Kukës.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hasanizimi02/04/2019 19:50

Hahahahaha..... Qenka te u shpernda grupi "Votes for Gjici Chief" ! Nuk do rrikan me ne grup duke ecur, se i ze sacmja e ciftes! Prisni kur ti shihni ne ecje tek e tek, duke u mbledh tek dhoma e dhenies llogarise ditore se sa vota kane realizu per Safet Shefin! Go go Debatikase tani te gjithe drejtoret e larot e tjere qe e ndjekin Gjinin e kthyer ne Gjici! Prisni se s'keni pare gje akoma!

Shto koment

Denonco