Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gati edhe largimi i kryepolicit të Elbasanit

Gati edhe largimi i kryepolicit të Elbasanit

22:24, 01/04/2019
A+ Aa A-

Në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë prekur qytetin e Shkodrës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu zgjodhi studion e “A Show” në News24 për të folur për situatën dhe sqaroi pse u shkarkua drejtuesi i policisë atje, Vehbi Bushati.

“Ajo që ndodhi në Shkodër është një ngjarje e rëndë, pavarësisht masave të marra. Policia atje gjatë 2018 ka qënë shumë prezante, është një nga qarqet ku ka ndërthurje të gurpeve kriminale dhe fenomenit të gjakmarrjes. Nëse i referohem statistikave dua të jem konkret. Themi situatë të rënduar por përqindja e veprave penale të evidentura në Shkodër në 2018 është vetëm 7%, krahasuar me gjithë Shqipërinë. Drejtori lëvizi për shkakun se duam t’i japim një impuls tjetër, për një ritëm tjetër. Do bëjmë edhe ndrydhime të tjera, edhe në Elbasan. Duhet kohë për të goditur grupet kriminale dhe ne I kemi të gjitha kapacitetet e duhura për të kontrolluar situatën kriminale”, është shprehur numri një i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Qyteti i Elbasanit, ashtu si edhe Shkodra, ka patur disa ngjarje të rënda kriminale, ndërsa rasti më i fundit ishte ekzekutimi mafioz i avokatit Ravik Gurra.

Ditën e sotme u largua nga detyra edhe shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Vasil Çela, i zëvendësuar nga Lorenc Meta.

Kujtojmë se drejtori aktual i Policisë së Elbasanit është Altin Qato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco