Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shkodra në duart e krimit/ Gazetarja: Bandat kanë rekrutuar edhe policë

Shkodra në duart e krimit/ Gazetarja: Bandat kanë rekrutuar edhe policë

22:15, 01/04/2019
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në “Abcnews” në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër.

Ajo u shpreh se policia është implikuar me grupet kriminale, dhe se këta të fundit kanë rekrutuar persona në radhët e policisë.

“Implikim i punonjësve të policisë brenda grupeve kriminale ka arritur të rekrutojnë punonjës të policisë. Unë Shkodrën e  shoh ndryshe se shoh agresivet te shtuar të grupeve kriminale ku grupi Bajri është goditur në pjesën dërrmuese të tij. Është specifike situata për shkak të mentalitetit që ekziston në këtë zonë, këtu secili grup tenton të godasë tjetrin. Paaftësia dhe implikimi i punonjësve të policisë brenda grupeve kriminale kanë arritur që të rekrutojnë punonjës të Policisë. Për ngjarjen e së shtunën në zonën ku ka ndodhur ngjarja më rezulton që nuk ka funksionuar asnjë kamer sigurie, pas kësaj ngjarjeje është një dorë e sofistikuar dhe kanë dyshime se cili është gruipi kriminal që ka vepruar. Do të duhet të sigurojë provat. E lidh ngjarjen me grupin rival. Bilali është dyshuar për shumë ngjarje të rënda e vetmja mundësi që Shkodra të gjejë paqe është që policia të ketë plan të detajuar se aty është diagnozituuar sëmundja janë pasojë e bandave rivale që veprojnë dhe cili është antibiotiku që duhet të përdorë”, tha Lala.

Në 8 muajt e fundit, vetëm në qytetin e Shkodrës janë vrarë 11 persona, ndërsa 2 persona të tjerë janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco