Kapen 170 kg marijuanë në lumin Buna, ja ku ishte fshehur

Kapen 170 kg marijuanë në lumin Buna, ja ku ishte fshehur

21:47, 01/04/2019
A+ Aa A-

Policia e Malit të Zi ka kapur 170 kilogramë drogë tipit marijuanë.

Ishte policia e Ulqinit ajo që e gjeti shtatë çanta të mëdha pasagjerësh në grykëderdhjen e lumit Buna.

Siç njoftoi Drejtoria e Policisë, në çanta kishte 143 pako drogë.

Zyrtarët e Departamentit që erdhën në vendin e ngjarjes zhvilluan një hetim së bashku me zyrtarët e policisë dhe të sigurisë së Ulqinit.

Policia po merr të gjitha masat për të gjetur personat që kanë kontrabanduar drogën e gjetur.

Policia malazeze, në mënyrë të vazhdueshme, ka bllokuar sasi të dukshme të drogës të llojit marijuanë, e cila transportohet në format më të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë siç janë Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen si territoret më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi dhe Evropës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco