Në kërkim ndërkombëtar prej 5 vitesh, arrestohet 40 vjeçari shqiptar

Në kërkim ndërkombëtar prej 5 vitesh, arrestohet 40 vjeçari shqiptar

21:08, 01/04/2019
A+ Aa A-

Në maj të vitit 2013 një burrë vodhi plot 230 litra naftë nga një kompani shqiptare.

Kjo ishte arsyeja se pse një roja e sigurisë së kompanisë së naftës ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Mediat italiane shkruajnë se vjedhja kapte shifrën e rreth 70 eurove.

Burri, tani 40 vjeç, ka lënë vendin e origjinës që prej atëherë duke jetuar në Itali.

Megjithatë, ndaj tij ishte leshur një urdhër-arresti ndërkombëtar. Kjo bëri që karabinierët italianë të gjurmonin vendndodhjen e tij në territorin e komunës së Brescellos (Reggio Emilia). Arrestimi u krye të shtunën pasdite nga policia e stacionit lokal.

Dyzetvjeçari duhet të vuaj dënimin prej një viti. Pas arrestimit, do t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit nga gjykata e qarkut të Reggio Emilia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco