Lëvizje të tjera në Policinë e Shkodrës/ Shkarkohet edhe shefi i Komisariatit. EMRAT

Lëvizje të tjera në Policinë e Shkodrës/ Shkarkohet edhe shefi i Komisariatit. EMRAT

18:25, 01/04/2019
A+ Aa A-

Pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vrarë vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, vazhdojnë lëvizjet në Policinë e qytetit verior.

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë Vehbi Bushati, i cili u zëvendësua nga Niko Brahimaj, sot i ka ardhur rradha shefit të Komisariatit, Vasil Çela.

Në vend të tij është emëruar Lorenc Meta.

Shkodra është kthyer në Palermon e Shqipërisë, me 11 vrasje e 2 të zhdukur vetëm në 8 muajt e fundit. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar apo të ndaluar lidhur me ngjarjet e rënda kriminale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco