Vinte nga Shqipëria, policia greke kap 97 kg marijuanë

Vinte nga Shqipëria, policia greke kap 97 kg marijuanë

17:19, 01/04/2019
A+ Aa A-

Një sasi e konsiderueshme droge e cila vinte nga Shqipëria është kapur nga policia greke.

Sot janë bllokuar mbi 91 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua në vendin e quajtur Mazi, Konicë në Janinë.

Policia ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 56 pako me 91 kg 200 gram marijuanë. Gjithashtu u sekuestruan 170 euro dhe një celular.

Në pranga ra një grek 60-vjeç, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrjetin e plotë. Në muajt e fundit janë bllokuar disa ngarkesa me kanabis që po trafikoheshin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco