Tentoi të vriste veten, vdes në spital 38 vjeçari

Tentoi të vriste veten, vdes në spital 38 vjeçari

16:41, 01/04/2019
A+ Aa A-

Një 38 vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës  pasi ai kishte tentuar vetëvrasjen në qelinë e burgut.

Viktima është shtetasi Bujar Murati 38 vjeç. Ai kishte tentuar vetëvrasjen në qelinë e burgut me datë 13 Mars të vitit 2019 në Berat.

 Një prej të burgosurve në IEPV-në e Beratit ka gjetur vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. 38-vjeçari Bujar Murati,nga fshati Lybeshë në Poliçan, tentoi vetëvrasjen në qelinë e tij në 13 Mars 2019.

38-vjeçari që vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim” u gjet i varur në qelinë e tij nga gardianët e turnit dhe u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjekët e këtij Spitali konfirmuan atë mbrëmje se,38-vjeçari Bujar Murati kishte pësuar “vdekje klinike” dhe kishte mbërritur në spital në gjendje “kome”.

Për këtë arsye,mjekët e Repartit të Urgjencës së Spitalit të Beratit,e kishin dërguar me ambulancë në Spitalin e Traumës në Tiranë,për një trajtim më të specializuar. Por duket se,38-vjeçari Murati,me gjithë trajtimet e marra për rreth 2-javë,nuk ka mundur dot ti shpëtojë vdekjes. Ai ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është përcjellë nga familjarët për në banesën e fundit,në fshatin ku u lind dhe u rrit,në fshatin Lybeshë.

Të kontaktuar nga mediat,burimet e burgut të Beratit nuk kanë dashur të japin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në 13 Mars, në lidhje me shkaqet dhe dinamikën e saj.

Ajo që u arrit të mësohej nga burime konfidenciale ditën e vetëvarjes,ishte fakti se 38-vjeçari Bujar Murati ishte dënuar për “mashtrim” dhe ishte xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra nga i dashuri i saj pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1 vit më parë.

Ende edhe sot nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi brenda ambjenteve të IEPV-së Berat dhe që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit.

Në lidhje me ngjarjen reagoi më herët edhe dega e PD-së Berat,duke e cilësuar fshehjen e kësaj vetëvarjeje “të porositur” nga lart.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco