Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kush është shkodrani i arrestuar për vrasjen e grekut/ Emri

Kush është shkodrani i arrestuar për vrasjen e grekut/ Emri

10:11, 01/04/2019
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka arrestuar Ilir Bajramin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e një qytetari grek në vitin 2001.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e D. V. P Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar ‘Gjurmimi’, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami 40 vjeç, banues në Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendim e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.

Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas Grek.

Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ay01/04/2019 14:13

Lirojeni cunin. Ai ka bere vetem detyren e tij patriotike si shqiptar. Cdo shqiptar i mire duhet te vrase te pakten nje Grek ne jeten e vete.

Shto koment

Denonco