Kontrolle të befasishme në makina dhe biznese/ Çfarë po ndodh në Elbasan?

Kontrolle të befasishme në makina dhe biznese/ Çfarë po ndodh në Elbasan?

20:29, 31/03/2019
A+ Aa A-

Në orët e para të mbrëmjes së dielë Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore në të gjithë hapësirën ku shtrihet qyteti. Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, kjo është prania më e shumtë e konstatuar në këtë qytet.

Në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave Shqiponja dhe të forcave ‘Renea’.

Policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë.

Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa. Burimet zyrtare janë të rezervuara në dhënien e informacioneve, por burime për News 24 kanë konfirmuar se policia është duke ushtruar detyrat e saj për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike si dhe për parandalimin dhe zbulimin e aktivitetit kriminal që ushtrojnë persona të ndryshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/04/2019 08:17

Grushti i shtetit ka filluar sapo EDrama mori pushtetin dhe themeloi sektin mafjoz "rilindja". Tani është finalizimi. Vrasjet mafjoze jo vetëm në Shkodër, por edhe në Vlorë, shtetrrethim në Elbasan, për show dhe për të shpëtuar Qazon e krimit. Ky shtet ka marrë fund. Ministria e Leshit gazon qytetarët, pleq, gra e fëmijë.

Edlir Rameta 31/03/2019 20:59

Sapo ka filluar grushti i shtetit.Presidenti te jape dorheqjen.Vrasjet behen ne shkoder Leshi fut ne shtet rethim Elbasanin?!sepse po e ndien Edvin kristaq droga se Elbasani ,Duresi,Kavaja po e po jane djathtas dhe po cojne protestus gjithmone ne tirane.Pra Edvin kristaq droga do qe te gjymtoje demokratet dhe popullin Elbasanas e me radhe te duresit ,kavajes e korces qe mos te marin pjese ne protesten e 13 prillit ne tirane kjo eshte arsyeja,pra grushti i shtetit qe palajmeroi presidenti Ilir Meta sapo filloi.

Shto koment

Denonco