Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, Asmer Bilali takon të afërmit

Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, Asmer Bilali takon të afërmit

20:06, 31/03/2019
A+ Aa A-

Pas kërkesës së gjyshit të tij për ti dhënë leje dy ditore që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllezërve Bilali të vrarë një ditë më parë, Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu.

Në videon e mëposhtme i dënuari shihet me prangë në njërën dorë rrethi tjetër i së cilës është i lidhur në dorën e një oficeri policie, ndërkohë që përreth shikohen edhe policë të tjerë.

Esmer Balili takohet me të afërmit e tij të cilët e ngushëllojnë për humbjen e të atit dhe xhaxhait të cilët mbetën të vdekuar gjatë një atentati ditën e djeshme në Shkodër.

Kujtojmë se leja është dhënë për një afat dy ditor për të qëndruar pranë familjes ashtu sikurse edhe ishte kërkuar nga gjyshi i tiJ.

Ai i ka bërë thirrje shtetit që t’i japë dy ditë leje Asmer Bilalit në prezencën e policisë, pasi nuk ka se kush t’i përcjellë njerëzit pasi ai është i vetmi mashkull në familje.

Ndërkohë Asmer Bilali është shoqëruar nga policia për në banesën e tij dhe pas mbarimit të këtij afati do të rtikthehet në qeli.

Ish-kampioni i boksit Asmer Bilali, humbi dje babanë dhe xhaxhin e tij të cilët u vranë para derës së shtëpisë nga persona të pa identifikuar.

Kujtojmë që ish-boksieri Astmer Bilali, u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet se lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco