Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Vlora në shtetrrethim/ Policia evakuon banorët pas gjetjes së eksplozivit. PAMJE NGA VENDNGJARJA

Vlora në shtetrrethim/ Policia evakuon banorët pas gjetjes së eksplozivit. PAMJE NGA VENDNGJARJA

19:50, 31/03/2019
A+ Aa A-

Një pako e dyshimtë është gjetur sot në lagjen e 10 korrikut, në qytetin e Vlorës. Pas ngjarjes dhe dyshimeve për përmbajtje eksplozivi policia ka blinduar zonën, duke e vendosur rrugën nën rrethim.

Mësohet gjithashtu se policia ka evakuaar bizneset dhe njerëzit pranë zonës.

Ndërkohë priten ekspertë nga Tirana për analizimin e pakos, e cila dyshohet t’i ketë rënë mjeti në ecje.

Deri tani dy janë pistat: ose i ka rënë ndonjë mjeti në ecje e sipër, ose është planifikuar ndonjë atentat në zonën përreth.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco