Droga në kamionin e luleve, shoferi shqiptar i 350 kg hashash. DETAJE

Droga në kamionin e luleve, shoferi shqiptar i 350 kg hashash. DETAJE

17:57, 31/03/2019
A+ Aa A-

Eshte ndaluar një kamion I cili po transporonte një sasi të madhe droge në kufirin maqedonas.

Droga ishte fshehur në një kamion që drejtohej nga një 62-vjeçar shqiptar dhe pas peshimit rezulton të jetë 350 kg drogë.

Por si u zbulua lënda narkotike në një kamion që zyrtarisht duhej të transportonte lule?

Kamioni tip “Volvo” brenda të cilit kishte panele të veçanta për transportin e luleve, kishte hyrë nga Shqipëria dhe synonte tregun evropian.

Zyrtarisht ai transportonte lule për disa vende të BE-së, ta paspecifikuara nga mediat maqedonase.

Por, në fakt paletat ishin të mbushur plot e përplot me kanabis. Konstatimi është bërë nga dogana maqedonase, e cila ka vendosur që kamionit që vinte nga Shqipëria, në orën 01:30 të mëngjesit të dy ditëve më parë, t’i bëhej inspektim i detajuar.

Mjeti drejtohej nga shtetasi shqiptar me iniciale F.B.. Ai është vënë nën sekuestro, ndërsa drejtuesi është vënë në pranga dhe pritet të dalë përpara Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë.

“Gjatë kontrollit të makinës, në 130 paleta të punuara specialë për transport të luleve janë ngarkuar në mjetin transportues, mirëpo gjatë kontrollit doganierët kanë kapur rreth 350 kilogram marijuanë”, njoftoi Drejtoria e Doganave maqedonase.

Për këtë rast, Prokuroria e Kumanovës do të dorëzojë padi penale për prodhim të autorizuar dhe futje në treg të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco