FOTO/ Në Shqipëri lind 'bursa' e vrasjeve, ja sa kuotohen ekzekutimet në qytete të ndryshme

FOTO/ Në Shqipëri lind 'bursa' e vrasjeve, ja sa kuotohen ekzekutimet në qytete të ndryshme

17:41, 31/03/2019
A+ Aa A-

Vrasjet e shumta, atentatet mafioze, shpërthimet me eksploziv dhe djegjet e makinave e kanë rritur shumë pasigurinë në vend dhe frikën te qytetarët.

Vetëm gjatë 3 muajve të parë të vitit, shifrat e krimit janë rritur me hapa galopantë, aq sa me ndalimin e basteve për futbollin, shqiptarët kanë nisur të luajnë me “a do të ketë sot vrasje apo jo”.

Duket një fenomen qesharak në pamje të parë, por që tregon se vendi është mbërthyer në darat e krimit të organizuar, shkruan Syri.net.

Image

Të gjitha atentatet, ekzekutimet maftioze dhe vrasjet që prej fillimit të 2019:

2 Janar, Krimi në familje tronditi mbarë opinionin, kur në ditën e dytë e Vitit të Ri,  Gazmend Musta, pas një sherri banal vrau me thikë gruan dhe motrën e saj.

14 janar, një tjetër krim, madje i trefishtë, tronditi Tiranën. Në 05:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas, të cilët i ekzekutoi.

15 janar, një atentat mafioz u shënua në Vlorë. Dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri ndaj një automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonte 41-vjeçari Mikel Mehmeti.

18 janar në Korçë, Olger Mustafaj, një ish-i dënuar për plagosje, vrau  Altin Balliu.

24 janar,  34-vjeçari Arben Gjeci u godit në kokë me hekur dhe më pas ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

Me 30 janar, 50-vjeçari Arben Bilali, ish-efektiv policie, u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në zonën e Selitës.

6 shkurt, Teodor  Lera, nga Vlora vrau bashkëshorten e tij, Eva Lera.

13 shkurt, Lirie Xhepa u qëllua për vdekje me 3 plumba pistolete, shumë pranë banesës së saj. Ajo u gjet e pajetë mes shkurresh nga banorët e zonës së Kodër-Sharrës.

17 shkurt, një krim i rëndë tronditi Vlorën. Dy persona u ekzekutuan me armë zjarri, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Të vrarë kanë mbetur shtetasit Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të të kaluarës së tij dhe precedentëve.

24 shkurt, një ngjarje e rëndë ka shokuar Durrësin. Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov pas një zënke që ka pasur me autorin e vrasjes në një lokal.

15 mars, është vrarë Esat Kotorri, pronari i një furre buke në Kavajë.

16 mars u vra në Parkun e Liqenit Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi.

18 mars, u ekzekutua pranë banesës së tij në Tiranë Jurgen Kurti. Ngjarja e rëndë ndodhi në zemër të kryeqytetit, në rrugën “Zef Jubani”.

20 Mars, pas një atentati me armë zjarri në Shkodër u ekzekutua Ferdinand Polia. 35-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

22 mars, ekzekutohet në qendër të qytetit të Elbasanit, në mënyrë mafioze, avokati Ravik Gurra. Ai ka qenë përfaqësuesi ligjor i Emiliano Shullazit dhe pjesëtarëve të familjes Çapja në Elbasan.

23 mars, një krim i rëndë në familje është regjistruar në qytetin e Gramshit. Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij.

30 mars, vritet para banesës së motrës së tyre në Shkodër, vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz31/03/2019 19:55

Pronari i kompanise eshte Olsi Ram mavria, vellai i edver ram qenefit, pronar i Rldhjerjes siçiliste, Llesh Lesh kimiku cakton kuotat e basteve ne baze te te dhenave te drejtoreve te narkopolicise, fitues sigjithmone del Baç Fino, jevgu Gjinokastres qe desh me u bo shefi FSHF se.

askushi 31/03/2019 18:14

Rama do tja u beje shqiptarve qe vresjet, pasiguja te jene nje gje normale e perditshmeris. ky popull qe rri si hallatet e Rames qe nuk ngrihen me e meriton.

Shto koment

Denonco