Sërish defekt i ‘Blue Panorama’/ Qytetarët presin 6 orë në aeroport

Sërish defekt i ‘Blue Panorama’/ Qytetarët presin 6 orë në aeroport

17:14, 31/03/2019
A+ Aa A-

Një avion i linjës Blue Panorama, me rreth 200 pasagjerë në bord, nuk është nisur drejt destinacionit. Supozohej se avioni i linjës  Tiranë-Genova duhet të ishte nisur në 11:49 por e ka shtyrë fluturimin për në orën 17:00.

Mësohet se fluturimi është shtyrë për shkak të një defekti që ka pësuar avioni, pasagjerët janë detyruar të presin rreth 6 orë në ambjentet e aeroportit të Rinasit.

Kjo nuk është hera e parë që avioni i kompanisë “Blue Panorama” pëson defekt. Kujtojmë se rreth një muaj më parë një avion i të njëjtës kompani u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të një avarie me motorët.

Ngjarja përhapi panik te qytetarët, ndërsa Aviacioni Civil u mjaftua vetëm me një reagim për shtyp.

https://www.syri.net/kronike/233584/deshmia-e-pasagjerit-kabina-u-mbush-me-tym-pilotet-na-shpetuan/

https://www.syri.net/politike/233857/ekskluzive-kujdes-ne-rinas-fluturojne-avione-mbi-30-vjecare/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco