Asmer Bilali lejohet në varrimin e babait dhe xhaxhait, gjyshi i tij lutet: Na e lini dy ditë në shtëpi!

Asmer Bilali lejohet në varrimin e babait dhe xhaxhait, gjyshi i tij lutet: Na e lini dy ditë në shtëpi!

14:23, 31/03/2019
A+ Aa A-

I dënuari Asmer Bilali është lejuar nga Drejtoria e Burgjeve të marrë pjesë në varrimin e babait të tij Astritit dhe xhaxhait të tij Ibrahimit në Shkodër, në orën 15:00.  Ai do të shoqërohet nga forca policia gjatë gjithë ceremonisë mortore.

Astrit dhe Ibrahim Bilali, pronarë të hipodromit, u vranë dje nga persona të paidentifikuar ende në pragun e shtëpisë.

Por, sot,  gjyshi i Asmer Bilalit nga nëna, Fahri Bejuka, i ka bërë thirrje instancave shtetërore ta lejojnë nipin e tij të qëndrojë dy ditë në shtëpi,për të pritur dhe përcjellë njerëzit, pasi nuk ka njeri tjetër. Vëllai 23-vjeçar i Asmerit është shumë i sëmurë dhe për ngushëllim priten shumë njerëz, pasi ka dy të vdekur.

"Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes, - tha Fahri Bejuka, - sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për cfarë ka ndodhur.

Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd. Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër.

Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falenderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, te paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë dicka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jone" tha ai.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco