FOTO/ Zhduket një shqiptar në Zvicër, policia kërkon ndihmë: ja emri dhe fotoja

FOTO/ Zhduket një shqiptar në Zvicër, policia kërkon ndihmë: ja emri dhe fotoja

13:01, 31/03/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar 40 vjeç me emrin Driton N. Është zhdukur nga shtëpia e tij në Sorens, Zvicër, më 16-17 mars 2019. Familja e tij nuk ka marrë asnjë lajm prej tij që nga ajo ditë.

Burri është 40 vjeç, 165 cm i gjatë, mesatar, me flokë të shkurtër të zinj, sy ngjyrë kafe dhe flet shqip dhe frëngjisht.

Sipas Policisë, personi nuk ka shkuar në punë dhe nuk ka lënë mesazh. Për më tepër, ai është në trajtim mjekësor dhe nuk e ka marrë ilaçin me vete, ç’ka mund t;i shkaktojë probleme shëndetësore.

Çdo dëshmitar që mund të japë informacione, ftohet të kontaktojë Policinë e Freiburgut ose të telefonojë në 026 304 17 17./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco