U nis nga Elbasani për të vrarë në Lezhë, detaje nga tentativa e ekzekutimit dhe porositësi i vrasjes

U nis nga Elbasani për të vrarë në Lezhë, detaje nga tentativa e ekzekutimit dhe porositësi i vrasjes

12:54, 31/03/2019
A+ Aa A-

Një porosi për vrasje, është parandaluar nga policia e Lezhës, gjatë një operacioni që ka marrë të njëjtin emër, “Porosia”.

Dy persona kanë përfunduar në pranga, një 43 vjeçar me iniciale M.K., banues në Shënkoll, porositësi i vrasjes dhe një 18 vjeçari nga Gramshi, me iniciale S.H, banues në Elbasan, i cili kishte shkuar në Lezhë për kryer krimin.

Policia nuk sqaron se kush ishte shënjestra e tyre. Aksioni i arrestimeve është zhvilluar rreth orës 23:50, rreth tri orë pas marrjes së informacioneve në rrugë operative.

“Shtetasi S.H, i porositur nga shtetasi M.K, më datë 30.03.2019, gjatë orëve të vona të natës do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij, dhe më pas do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për tu larguar”, sqaron policia e Lezhës.

Falë marrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit “Porosia”, rreth orës, 20.00, nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H, në fshatin Rrile në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë :

-një armë zjarri automatik kallashnikov

-një karikator me fishekë 30 copë.

-një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56.

-një kapuç ngjyrë të zezë.

-një palë doreza ngjyrë të zezë.

– dy aparate telefoni celular të markës Samsung.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentaivë”, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mebetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, në ngarkim të shtetasit S. H.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Loran shehu31/03/2019 13:25

Prrallat e ploc Lleshit kan kap nje hallexhi me kallasah dhe e nxjerin vreses me pages ????????????????

Shto koment

Denonco