Alo, 112-a? Një hajdut po ecën me armë, mes për mes Kombinatit

Alo, 112-a? Një hajdut po ecën me armë, mes për mes Kombinatit

10:18, 31/03/2019
A+ Aa A-

Qytetarët të Tiranës kanë parë dje me habi dhe frikë, sese një burrë po ecte pa iu trembur syri me armë në brez rrugëve të Kombinatit. Disa prej tyre kanë njoftuar menjëherë Policinë në numrin 112. Policia e ka kontrolluar zonën me shpejtësi dhe ka arritur ta gjejë “trimin”, që rezultonte i dënuar më parë.

Policia tha se “në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri pistoletë. Në kushtet e flagrancës u bë arrestimi i shtetasit T.I, 44 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”).

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco