VIDEO/ Këngëtari korçar kalon një aventurë nate me Policinë: Më sollën në Vaqarr! Shtetrrethim, më llahtarisën!

VIDEO/ Këngëtari korçar kalon një aventurë nate me Policinë: Më sollën në Vaqarr! Shtetrrethim, më llahtarisën!

14:35, 30/03/2019
A+ Aa A-

Këngëtari i famshëm korçar, Endri Prifti, ka kaluar një aventurë nate më Policinë e Shtetit, në Vaqarr. Në mes të natës ai ka mbetur në errësirë pa makinë, të cilën ia mori Policia pasi kishte pirë ca birra në koncert e për pasojë, në shtëpi ai do të dërgohej po me Policë. Por, këtë moment pritjeje në të gdhirë nga Vaqarri ai e ka rrëfyer vetë në një video me humor dhe me hidhërim njëherësh.

MONOLOGU I ENDRIT PRIFTIT NE VIDEO, DUKE ECUR NE ERRESIRE:

Ja mirëmëngjesi! Si ju kam?! Duket pak errësirë, ë?!

Jemi në Vaqarr! Nuk ka vetëm për qejf, video. Ja e shikoni, duket kjo e konfiskimit të makinave. Shteti qenka në rrugë të drejtë! Kë pirë tre birra më thanë këta mua, dëgjon ti?!

Edhe, na sollën këtu, na bllokuan makinën! S’ka vetëm "Ha Muço, pi Muço", ka edhe shtet ore!

"Ke pirë tre birra", më thanë këta zotërinjtë e shtetit. Ja ku dukem. Jemi këtu në Vaqarr! Ecin makinat. Shteti ka ikur për lesh! Ose, ajo e kundërta!

Bëmë një festë, një koncert të mrekullueshëm aty me 400 veta, kishte dhe një shefe e këtyre të Policisë, ditëlindjen. U kënaq, e shkreta, u kënaq! Këta dolën shtetrrethimin, aty, sa ika unë, 100 policë aty. Stop, thanë dhe ... tabelën.

Tabelën, në asnjë vend të botës nuk lejohet tabela, se ua do qejfi. Shiko ku më sollën!

Endri Prifti, se kam rritur edhe mjekrën, dëgjon ti,  më sollën këtu në errësirë! 

Më morën makinën dhe tani do më shpien në shtëpi, këta! Turpi i Zotit! Ku thërret qameti! Nuk shikojnë gjërat e tjera....po ke pirë tre birra!!!

 Do pi tërë jetën unë, se kur këndoj unë, kur pi publiku, do pi dhe unë se s’bën. Kisha parë pak sot, 4 birra! Tre e bënë, katër andej, katër këtej

Shtetrrethim e bënë!  Policia e Shtetit kjo!  Shtetrrethim! Na llahtarësën!

Me kulturë na folën në fillim. Epo si jeni u thashë unë? Dhe gjithmonë u jap lekë unë, se ishin nja 30 vetë. Gjysmës së atyre u kam dhënë lekë. Por sonte nuk deshën, deshën testin e alkolit, ishin me urdhër! Ishin me urdhër këta!

Si i thonë asaj, se ka ca fjalë të urta për këta! O ç’më bënë, më shkatërruan nga nervat. E gjeta një fjalë: Fshati digjet, kurva krihet!!!

Po me mua e gjetën këta?!

Na shkatërruan fare. Kot për qejf dhe unë, çfarë të bëj?! Ja, po pres makinën e Policisë të na shpien në shtëpi tani”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

MUZIKANTI dt 30 MARS 201930/03/2019 16:50

O ENDRI o KORÇAR i famshëm vazhdo të pish e të këndosh . Po byrazerin STEFIN ku e ke ? ..Apo edhe ai të ka lënë në rrugë more burrë. Kujdes ENDRI korçari vetëm bira pi jo ndonjë miell të bardhë more burrë se do bësh ndonjë aksident....

krist30/03/2019 15:48

Endri,rri shtrember,por ,fol drejte.Ti ke te drejte te kendosh e te pish sa te duash e kur te duash,por,kujdes,se mbas pijes,mos ngit me makinen,por merr nje taksi dhe shko i sigurte ti dhe shume te tjere,qe te cilet ti do beheshe rrezi per jeten.Sa per parat qe ju ke dhene policeve,fajin e ke vete-ne rralle te pare- por ate qe ben,mos e permend,bile as ne nje rast te tille,ku je ndodhur ti-se eshte turp edhe per ty.Sa per policet,ata tani nuk jane me si dikur (te varfer),qe mund t'i gaboje me nje 20,apo 30.Eshte rritur pjaca Endri,ashtu si edhe ne ato koncertet e tua.Mos e turbullo memorien,leri njerezit te te kujtojne si nje kengetar i pelqyer,jo si nje pijanik grindavec.

Shto koment

Denonco