Vrasja e dyfishtë në Shkodër, forcat speciale kontrolle në familjen Liçi

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, forcat speciale kontrolle në familjen Liçi

14:25, 30/03/2019
A+ Aa A-

Vrasja e dyfishtë e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagje Kiras të Shkodrës, ngjarje që trondit mbarë opinionin publik, ka venë në lëvizje forcat e policisë.

Efektikvët Shqiponja dhe RENEA kanë kryer kontrolle blic në banesat e familjes Lici, familje e njohur tashmë në Shkodër, ndërsa ende nuk raportohet nëse ka të shoqëruar mes tyre.

Familja Lici prej kohësh është një një konflikt me familjet Bajri dhe Bilali, ç’ka ka pasuar dhe me vrasjen e 11 personave në qytetin e Shkodrës në harkun kohor të më pak se një viti.

Astrit dhe Ibrahim Bilali u vranë mëngjesin e kësaj të shtune teksa ishin duke hyrë në banesën e tyre.

Astriti është babai i ish-boksierit të Vllaznisë, Asmer Bilali, i arrestuar gjatë aksionit për goditjen e grupit Bajri gjatë shtatorit të vitit të kaluar., ndërsa ka qenë objektivi i atentatit ku mbeti i vrarë Arjan Ferracaku, ngjarje e vitit të shkuar.

Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar lidhur me vrasjen e dyfishtë, ndërsa sipas policisë, hetimet vazhdojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco