Anglezja që burri shqiptari i vuri thikën në fyt, nis fushatën për të ndryshuar ligjin në Britani!

Anglezja që burri shqiptari i vuri thikën në fyt, nis fushatën për të ndryshuar ligjin në Britani!

13:55, 30/03/2019
A+ Aa A-

Një viktimë e abuzimit në familje ka nisur një fushatë për të mbrojtur anonimitetin e viktimave të dhunës: Chrysoulla Michaels, 49 vjeçarja, që u rrah nga partneri i saj shqiptar, Ardian Rragami, në Browning Drive, Ëickford.

Rragami më parë kishte vrarë një burrë me automatik në Shqipëri dhe tani është dënuar për dhunën ndaj zonjës Michaels, por pas kësaj ngjarjeje, emri i saj doli në faqen kryesore të gazetës The Sun, për shkak të së kaluarës së shqiptarit dhe qendrimit të tij si i paligjshëm në Angli.

Rragami u dënua për dhunën ndaj zonjës tek po e godiste atë dhe duke ia vënë thikën në fyt, ndërkohë që sulmonte edhe fëmijën. Megjithatë, atij iu dha një dënim vetëm me tetë muaj burg, që është pezulluar. Në qoftë se do të ishte burgosur për 12 muaj, vrasësi i dënuar do të dëbohej automatikisht nga Anglia.

“Unë do të doja thjesht të mbroja fëmijë tim, se ne jetojmë në një qytet të vogël. Isha e shqetësuar për fëmijët e mi, që ata kanë jetuar në këtë shtëpi dhe parë babanë e tyre të bëjë këto gjëra, por duke qënë se kjo u përhap në të gjitha gazetat, kjo i kaloi caqet, kaloi në një nivel të ri.

Unë do të doja t’i mbroja sa më shumë të mundja, kështu që nuk do të doja që emri im të publikohej, ishte shumë shqetësuese. Mirëpo tani emri im është kudo dhe unë kam ndërmend që ta fsheh (nga publiciteti në media)." 

Zonja po punon shumë me një avokat për një amendament në Ligjin për Abuzimin në Familje, me shpresë se anonimititeti do të inkurajojë dhe viktima të tjera që ta çojnë përpara fushatën.

Ajo tha: "Në thelb, ne po kërkojmë që viktimat e dhunës në familje, njesoj si viktimat e dhunës seksuale, duhet të jenë automatikisht anonime”./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco