Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

VIDEO/ Vëllezërit Bilali u ekzekutuan para derës së shtëpisë: pamje dhe detaje nga vendngjarja

VIDEO/ Vëllezërit Bilali u ekzekutuan para derës së shtëpisë: pamje dhe detaje nga vendngjarja

10:39, 30/03/2019
A+ Aa A-

Astrit dhe Ibrahim Bilali, dy vëllezërit e ekzekutuar para pak minutash në qytetin e Shkodrës, janë qëlluar me armë zjarri në derën e shtëpisë së tyre, në lagjen Kiras të qytetit verior.

Atentati ka qenë tipik mafioz, ndërsa ndaj tyre dyshojhet se janë zbrazur më shumë se 10 plumba

Grupi hetimor është në vendngjarja dhe po punon për të zbardhur dinamikën e vrasjes së dyfishtë, llojin e armës/ve të përdorur në krim dhe sa plumba kanë marrë konkretisht dy vëllezërit Bilali.

Siç duket , autorët kanë studiuar shumë mirë lëvizjet, dhe kanë pritur që dy vëllezërit të dalin nga banesa.

Të dy vëllezërit kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa këto dy vrasje janë në vazhdën e një serie vrasjesh dhe ngjarjes të tjera të rënda kriminale që kanë tronditur vitet e fundit qytetin më të madh në veri të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xin fu30/03/2019 12:10

Shihemi tek blendi fevzi per te komentuar ngjarjen e rradhes...mos harroni artan hoxhen

Shto koment

Denonco