Ish-kampioni i boksit: Si i shpëtoi atentatit Bilali në 2018, në Resortin e tij të kuajve

Ish-kampioni i boksit: Si i shpëtoi atentatit Bilali në 2018, në Resortin e tij të kuajve

10:31, 30/03/2019
A+ Aa A-

Astrit Bilali i ekzekutuar sot, është babai i boksierit të  njohur Asmer Bilali, i arrestuar në Tiranë vetëm pak kohë më parë, si pjesë e grupit kriminal Bajri. Asmer Bilali u bë i njohur si i përfshirë në grupet kriminale në Shkodër në 10 Gusht të vitit 2018, kur mbeti i vrarë Arjan Ferracaku teksa kalëronte. Resorti i kuajve ku u bë atentati i bujshëm është në pronësi të babait të Asmerit, Astritit, i cili mbeti i vrarë në një atentat sot.  

Ferracaku dhe Asmer Bilali ishin të afërt dhe dilnin shpesh për hipizëm pasi ishin të apasionuar pas kuajve. Asmer Bilali ishte i pranishëm në momentin e ekzekutimit të biznesmenit Ferracaku me breshëri plumbash dhe policia hodhi atëherë dyshime të forta se në fakt atentatati ishte porositur pikërisht për Bilalin.

Në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë ai njihet edhe si  ish-kampion boksi. Në vitin 2012 ai ishte boksieri i vetëm nga katër shqiptarët që arriti të kualifikohej në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri, në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Video në internet:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco