Shtëpia e mbushur me marijuanë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Shtëpia e mbushur me marijuanë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

21:18, 29/03/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë dhe të fejuarën rumune e njërit nga të arrestuarit.

Të arrestuarit i përkasin moshës 28 dhe 24 vjeç ndërsa rumunja është 29 vjeçare.

Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, policia lokale u angazhua në një shërbim antidrogë pas lajmeve për praninë e transportuesve të drogës që vinin nga Castel Bolognese dhe që furnizonin punëtorët e rinj në qendër të Forlit.

Gjatë shërbimit të vëzhgimit, policët arrestoi vëllezërit shqiptar me 3 gramë marijuanë. Pasi u bllokuan, hetuesit vazhduan kërkimin e shtëpisë së tyre.

Nën shtratin martesor të të dashurës së njërit prej dy vëllezërve u gjet një valixhe me 2.7 kg marijuanë si dhe peshore elektronike dhe materiale për paketimin.

Treshja u arrestua dhe u vu në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Pas vleshmërisë së masës së arrestit, vajza rumune u la e lirë, ndërsa vëllezërit shqiptarët u vendosën nën arrest shtëpiak në pritje të vendimit përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco