VIDEO/ Skandaloze në ceremoninë e 10 vjetorit në NATO, 20 ushtarakëve u bie të fikët

VIDEO/ Skandaloze në ceremoninë e 10 vjetorit në NATO, 20 ushtarakëve u bie të fikët

15:36, 29/03/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në ceremoninë e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Gjatë paradës, teksa mbante fjalën Presidenti Ilir Meta dhe Edi Rama ushtarët 'paloseshin' në gjendje të fikëti.

Më shumë se 20 ushtarë kanë patur probleme me shëndetin gjatë ceremonisë, shkruan Newsbomb.al.

Disa u dërguan me urgjencë në spital. Ndërsa njëri prej tyre ka dëmtime në kokë dhe e kanë dërguar në spitalin ushtarak.

Ndërkaq, të tjerët mbanin pambuk me alkool në hundë.

Nga ankthi dhe e pangrëna, ushtarakët të mbledhur në shesh që në orët e para të mëngjesit nuk kanë arritur ta përballojnë situatën.

Në përkeqësimin e shëndetit të tyre ka ndikuar edhe fakti se ata qëndronin aty prej orësh të pangrenë por edhe temperaturat disi të larta.

Ndiqni pamjet e filmuara nga Newsbomb.al.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sulo01/04/2019 23:05

Lule kuqe mbi mure, ......

PATRIOTI DT 30 Mars 201930/03/2019 12:00

Pa ngrënë e pa pirë do mbeteni ..o popull i mjerë që votuat për një tepsi të dhjerë....

jas29/03/2019 17:51

hahaha ca rrumpallhone

Haxhi Qamili29/03/2019 16:25

Keta nuk bejne dot nje parade, vajmedet time dergosh need lufte.

Gramoz29/03/2019 15:44

Bojaxhinjte e nates, kemi tre dit pa ngrene z. mesus.

Shto koment

Denonco