Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Pamje të rënda: ky është kambisti që u godit me thikë nga grabitësit në Tiranë

FOTO/ Pamje të rënda: ky është kambisti që u godit me thikë nga grabitësit në Tiranë

09:57, 29/03/2019
A+ Aa A-

Personi i plagosur në fotot e mëposhtme është Agron Shima, 50 vjeç, pronari i një pike këmbimi valutor, i cili u godit me thikë dhe me levë nga dy grabitës në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Dy grabitësit e kanë goditur me thikë në bark dhe siç shihet nga pamjet, Shima ka përfunduar i mbytur në gjak në rrugë.

Ndërkohë, Policia ka ndjekur grabitësit dhe ka arritur të arrestojë njerin prej tyre. Tjetri është larguar. Ata, sipas disa mediave, i kanë rrëmbyer afro 60 mijë euro, Shimës, të cilat ai po i çonte në bankë. Nuk dihet nëse kjo shumë parash është në duart e kriminelit tjetër që u arratis apo është kapur nga Policia.

Në foton më poshtë shihet motorri i zi me të cilin, hajdutët e kanë ndjekur Shimën dhe që është rrëzuar përtokë, pasi Policia arriti ta kapë njerin nga agresorët. Po ashtu në afërsi të motorrit janë gjetur edhe thika edhe leva me të cilën ata plagosën Agron Shimën.  /SYRI.NET

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco