Për drejtuesit e mjeteve/ Nga 1 prilli mos bëni aksidente, ja sa do e paguani siguracionin

Për drejtuesit e mjeteve/ Nga 1 prilli mos bëni aksidente, ja sa do e paguani siguracionin

21:17, 28/03/2019
A+ Aa A-

Nga 1 prilli i vitit 2019 nis regjistrimi i aksidenteve, gjë që do i detyrojë drejtuesit e mjeteve të paguaj siguracionin e makinës më shtrenjtë.  E ndërkohë e kundërta do të ndodhë për ata të cilët nuk shkaktojnë aksidente, siguracioni i tyre do të ulet deri në përgjysmim të tij.

Me këtë nismë të ndërrmar synohet ndërgjegjsimi i shoqërisë për të parandaluar kështu dhe aksidentet. Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës.

Ky është në thelb vendimi më i fundit i marrë nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që i hap rrugë zbatimit të atij që quhet sistemi “Bonus-Malus”, i aplikuar me sukses nga shumë vende europiane.

Udhëzimi i Bordit të AMF-së u miratua si një kërkesë e tregut dhe për të krijuar shumë lehtësi për qytetarët. Kjo, pasi është verifikuar që në vendet ku është në zbatim ky lloj sistemi ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë për siguracionet e makinave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco