Vrasja e Jurgen Kurtit, bashkepunëtori; 'Kam fjetur në shtëpinë e autorit, ja si e njoh'

Vrasja e Jurgen Kurtit, bashkepunëtori; 'Kam fjetur në shtëpinë e autorit, ja si e njoh'

18:47, 27/03/2019
A+ Aa A-

Jurgen Kurti u vra mbrëmjen e 18 marsit në Tiranë dhe autori i dyshuar i krimit është identifikuar nga Policia si Klodian Bane.

Po sipas Policisë ai pati si bashkëpunëtor në këtë vrasje, shtetasit Elis Leventi banues në Athinë, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj të dy nga Patosi.

Ka qenë ky i fundit që ka nxjerrë emrin e Klodian Banes në Polici.

Në dëshminë e tij Olsi Qalliaj ka treguar detaje se si është njohur me Klodian Banen.

"Klodianin e kam njohur para rreth një viti në një lokal në Fier, nëpërmjet Alesios dhe Elsi Leventit. Nuk kam pasur ndonjë marrëdhënie të afërt me të. Ndërsa Levendin e kam njohur që në shkollë të mesme dhe më përpara në Patos. Me Elsin kam marrëdhënie shoqërore. Unë Klodin për herë të fundit e kam takuar ditën e enjte, javën e kaluar në afërsi të Komunës së Parisit, ku i kam marrë çelësat e apartamentit që ai kishte në zonën e liqenit të Thatë në Tiranë, pasi doja të qëndroja tek kjo shtëpi pasi nuk kisha ku të flija. Unë atë ditë kam shkuar në apartament rreth orës 22:30 dhe aty nuk kam gjetur ndonjë persona në shtëpi. Para ditës së enjte nuk e mbaj mend saktësisht se kur e kam takuar Klodianin", tha Olsi Qalliaj në polici.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco