Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

DETAJE/ Vrasja e Jurgen Kurtit, ja kush është personi në kërkim. Emri

DETAJE/ Vrasja e Jurgen Kurtit, ja kush është personi në kërkim. Emri

11:26, 27/03/2019
A+ Aa A-

Pas vrasja së para pak ditëve në Tiranë e Jurgen Kurtit janë vënë në pragna tre persona ndërsa nje tjetër ishte shpallur në këkrim.

Ndërkohë detaje te reja janë bërë publike. Është zbardhur edhe emri i personit që ishte shpallur në kërkim.

Ai ështrë Klodian Bane i cili bashkë me personat e tjerë kanë organizuar vrasjen e 26 vjecarit jo shumë larg benesës së tij ëe Tiranë.

Ndërkohë detaje te tjera janë publikuar çka ka çuar në pothuajse zbardhjen   e plotë të ngjarjes. Kamerat e sigurisë kanë zbuluar 3 autorët e vrasjes së Jurgen Kurtit, të cilët po vëzhgonin 26-vjeçarin. Gjithashtu bashkëpunëtorët në vrasje u zbuluan nga përgjimet ambjentale dhe telefonike. Në një nga këto përgjime, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi komunikojnë me njëri-tjetrin për një shumë prej 30 mijë euro.

“Kur do i marrim të gjitha ato 30 mijë eurot”, mësohet të jenë shprehur të rinjtë në komunikimet që kanë pasur bashkë. Pikërisht 30 mijë euro mendohet të jetë pagesa për 4 të rinjtë për të vëzhguar Jurgen Kurtin dhe për ta vrarë atë.

Në polici, Alesio Berberi, Olsi Qalliaj dhe Elsi Levendi kanë pranuar se kanë vëzhguar Jurgen Kurtin për dy javë, por kanë thënë se nuk kanë qenë ata vrasësit.

Makina me te cilën kanë lëvizur atentatorët, një “Benz” ngjyrë gri, është në pronësi te personit të shpallur në kërkim. Është me dokumentacion të rregullt dhe e regjistruar në Fier. Për të shkuar tek të arrestuarit, policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga Liqeni deri tek Pallati me Shigjeta, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre.

Mjetit ditën e krimit i janë vënë disa targa fallso, dhe me pas i janë hequr, moment ky që është kapur nga kamerat e bizneseve që janë kontrolluar nga hetuesit.

Në drejtim të mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim, ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjeçari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes, 21-vjeçari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë, policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjeçarit dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave, ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.

Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur në banesën e Alesio Berberit. Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë se nuk janë ata personat që vranë Jurgen Kurtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco