Prostitucion dhe skllavëri, si u trafikuan 947 shqiptarë në Angli për një vit

Prostitucion dhe skllavëri, si u trafikuan 947 shqiptarë në Angli për një vit

10:07, 27/03/2019
A+ Aa A-

Në vitin 2018, 947 shqiptare janë trafikuar për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar në Britaninë e Madhe. Kjo gjetje u krye nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas raportit të kryer nga Agjencia Kombetare e Krimit në total për vitin 2018 në Mbretësinë e Bashkuar janë identifikuar 6993 viktima, një rritje prej 36 përqind krahasuar me vitin 2017. Viktimat janë të kombësive të ndryshme. Por shqiptarët përbëjnë një prej grupeve më të mëdha me 947 viktima në total. Kjo do të thotë se 13 përqind e viktimave të identifikuara në MB ishin me kombësi shqiptare.

Sipas raportit, të rriturit dhe të miturit përbëjnë numrin më të lartë tê viktimave, Ato shfrytëzohen për punë të detyruar, prostitucion ose aktivitet kriminal.

Patrick Burland, drejtuesi i projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IMO) tha se rritja e numrit të trafikimit të qënieve njerëzore ka ardhur si pasojë e “shërbimeve të kufizuara financiare, arsimore, punësimit dhe kujdesit shëndetësor” si dhe mungesës së “mundësive reale për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre “. Ai shtoi se kjo i detyron njerëzit të marrin vendime të dëshpëruara dhe të bien më pas pre e trafikanteve.

Një raport tjetër, i titulluar “Ndërmjet dy zjarresh”, i hartuar nga IMO dhe Universiteti i Bedfordshire, i cili do të paraqitet sot në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka të dhënat e plota të viktimave të trafikimit nga Shqipëria.

Dr. Patricia Hynes nga Universiteti i Bedfordshire, kërkuesja kryesor e studimit shpjegoi se titulli i raportit, “Ndërmjet dy zjarresh”, lindi nga deklaratave të disa femrave shqiptare, të cilat kanë peërshkruar se si kanë përfunduar në situatat e shfrytëzimit. Peërshembull:

Një grua shqiptare përshkroi se si familja e saj e kishte braktisur atë, sepse ajo ishte shtatzënë. Dhe pak pas kësaj babai i fëmijës së saj e kishte braktisur. Ajo u gjend në një situatë ku nuk kishte ku të jetonte dhe pa asnjë të ardhur. Pamundësitë dhe dobësia e saj u shfrytëzuan nga trafikantët.

Një grua tjetër, gjithashtu nga Shqipëria, shpjegoi se si familja e kishte detyruar të martohej me një burrë shqiptar. Pak kohë më pas, ai e çoi në Itali për të “filluar një jetë të re”, por e shiti atë tek trafikantët si skllave seksuale. Pasi arriti të arratisej nga Italia, ajo u kthye në Shqipëri ku kuptoi se familja e saj e kishte mohuar për shkak të “turpit” që ajo i kishte shkaktuar familjes.

Sipas raportit, vendet e origjinës së këtyre viktimave duhet të rrisin mekanizmat mbrojtës, duke mbështetur gratë dhe familjet e tyre, teksa përballen me diskriminimet e shoqërisë.

Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për Trafikimin e Personave, botuar në qershor 2018, deklaroi se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit. Është vërejtur se po bëhen ndryshime, por ende ka punë të rëndësishme që duhen bërë.

Më pas, në Raportin e fundit të të Drejtave të Njeriut nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shqipëria u kritikua për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke vënë në dukje se vetëm një numër i vogël i autorëve të veprave penale janë ndjekur apo dënuar. Kritika të tjera u bënë kundër mungesës së zbatimit të ligjeve të hartuara për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe sulmet seksuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco