Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot protesta e opozitës të bashkia e Tiranës

Si e vranë Jurgen Kurtin: Kush e ndoqi në këmbë deri tek pallati dhe takimi pas vrasjes Viktima Jurgen Kurti dhe një nga të arrestuarit, Olsi Qalliaj

Si e vranë Jurgen Kurtin: Kush e ndoqi në këmbë deri tek pallati dhe takimi pas vrasjes

09:47, 27/03/2019
A+ Aa A-

Vrasja e Jurgen Kurtit, “menaxherit të VIP-ave”, siç identifikohet nga mediat, në pallatin e tij në rrugën “Zef Jubani”  është përgatitur në detaje nga grupi i katër të rinjve. Policia ka hetuar pamjet e mbi 50 kamerave të sigurisë, që nga zona e Liqenit deri tek pallati me Shigjeta, rruga që kanë përshkuar autorët e krimit.

Ata i janë afruar me një makinë Benz gri, pronë e personit të shpallur në kërkim, mjet i regjistruar në Fier me dokumenta të rregullta

Njeri prej tyre, 21-vjeçari Elsi Leventi, dyshohet se e ka ndjekur viktimën më  këmbë deri tek pallati dhe pastaj ka njoftuar tre të tjerët që të vinin për ta vrarë.

Pas vrasjes, ata janë larguar dhe policia ka vërejtuar se ishin takuar më pas së bashku. Ky moment ka bërë që të katër të vihen në përgjim dhe më tej, edhe të arrestohen Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi, ndërsa i kaërti u shpall në kërkim. 

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Image

Olsi Qalliaj nga Patosi, një të arrestuarit

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE DHE VIDEO

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri 26 vjeçari Jurgen Kurti. Arrestohen tre shtetas si bashkëpuntorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

- E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
- A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;
-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të ngjarjes.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.

Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, "Prodhim dhe shitje të narkotikëve"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco