Shqiptarët mund të lëvizin pa viza drejt 116 shteteve, ja ku

Shqiptarët mund të lëvizin pa viza drejt 116 shteteve, ja ku

07:40, 27/03/2019
A+ Aa A-

Sipas raportit të fundit të “Henley & Partners”, qytetarët shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 116 shtete të botës. Shqipëria është ngritur deri në 28 vende në indeks gjatë dhjetë viteve të fundit, me destinacionet që i janë shtuar shtetasve të saj për të lëvizuar pa viza.

 

Image

Në Europë, gjithsesi, pasaporta gjermane mbetet më e fuqishmja, gjermanët kanë akses lëvizjeje pa viza në 188 shtete. Ndërsa, Kosova, është shteti  europian me pasaportën më të dobët, e cila renditet në vendin e  95 me lëvizje vetëm në 43 shtete pa viza.

Në tërë botën, Japonia, Koreja e Jugut dhe Singapori vazhdojnë të kryesojnë si vendet me pasaportat më të fuqishme në botë: shtetasit e tyre mund të qarkullojnë lirshëm në 189 shtete

Indeksi i pasaportave të Henley është radhitja origjinale e të gjitha pasaportave të botës, sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e tyre mund të shkojnë pa vizë.

Renditja bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror IATA e cila ka bazën më të madhe në botë të informacioneve të udhëtimit dhe që zgjerohet nga kërkimet e departamentit të të Kërkimeve të henley & partners.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

joel shkodra27/03/2019 09:44

Me aq sa mund te lexohen, del se jemi ne vendin e parafundit ne Europe, duke lene prapa vetem Kosoven. Para nesh jane: Bosnia-Hercegovina, Mali i Zi, Moldavia. Pra nuk eshte ndonje sukses i madh.

Shto koment

Denonco