Gjermani, shkon të përkthejë për shokun e vet, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

Gjermani, shkon të përkthejë për shokun e vet, arrestohet 19-vjeçari shqiptar

07:35, 27/03/2019
A+ Aa A-

Shkon në polici që të përkthejë për shokun, arrestohet shtetasi shqiptar

Ka ndodhuir në Dülmen, Gjermani. Mikut të shqiptarit 19 vjeçar në procesin gjyqësor nga java e kaluar, vazhdimi i mbajtjes së dënimit i ishte shndërruar në dënim me kusht. Kështu, ai shkon në stacionin policor të qytetit Dülmen për të marrë veshmbathjet që ia kishin mbajtur kur ishte dënuar, shkruan wa.de.

Bashkë me të shkon, në rolin e përkthyesit, bashkatdhetari i tij 19 vjeçar. Por ai nuk kishte mundur të imagjinonte se atje do ta kontrollonin edhe atë, transmeton albinfo.ch. Dhe pikërisht kjo ndodhi: policët i kërkuan të dhënat personale 19 vjeçarit. Prej tyre doli se atij, në mars të vitit 2018 i ishte shqiptuar dënimi për të lëshuar Gjermaninë për shkak të një numri veprash penale të kryera në këtë shtet.

Për më tepër, në vendim shkruante se atij i ndalohej hyrja e sërishme në Gjermani edhe për pesë vitet në vijim. Kështu, policët e arrestuan përkohësisht 19 vjeçarin dhe informuan autoritetet për të huaj lidhur me rastin, përcjell albinfo.ch. Këto të fundit ndërkaq dhanë përmes gjykate¨s kompetente në Coestfeld një urdhërarrest dëbimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco