Vrasja e ‘Nardit të bujtinave’ ja kush dyshohet se ka porositur ekzekutimin e tij

Vrasja e ‘Nardit të bujtinave’ ja kush dyshohet se ka porositur ekzekutimin e tij

18:49, 26/03/2019
A+ Aa A-

Ferdinant Polia, ose siç njihej ndryshe në zonën e tij, Nardi, ishte një prej promotorëve të turizmit malor në zonën e Thethit.

32-vjeçari u ekzekutua të mërkurën e kaluar në momentin kur ndodhej në fshatin Grudë, ku kishte dërguar fuoristradën e tij në një servis. Autori i dyshuar K.S., 29 vjeç, e qëlloi atë me breshëri të një arme amerikane “Tompson”, pasi i preu rrugën me motor.

Pasi zbriti qetësisht nga motori “T Max”, 29-vjeçari qëlloi me breshëri ndaj Polisë, duke e lënë të vdekur në vend. Në makinë bashkë me 32-vjeçarin e vrarë ndodhej dhe një prej punonjësve të servisit.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, Nard Polia nuk ruhej aspak, pasi ai nuk ka bërë asnjë veprim për t’u mbrojtur dhe gjithçka i ka ardhur në mënyrë të papritur. 32-vjeçari ka jetuar deri para 4 vitesh në Itali.

Në vendin fqinj ai është arrestuar nga Policia në vitin 2010, me akuzën e trafikimit të drogës, shfrytëzimit të prostitucionit dhe vjedhjes me dhunë. Bashkë me të u arrestuan dhe disa shqiptarë të tjerë.

Polia rezulton se është dënuar me 4 vite heqje lirie dhe në përfundim të burgut është dëbuar nga autoritetet për në Shqipëri. Pas kthimit në vendin e tij të lindjes, Nard Polia nisi të investojë në turizëm, si dhe u bë pjesë e Administratës për Zonat e Mbrojtura, detyrë që e mbante deri në ditën e vrasjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fieri29/03/2019 15:44

Harrut te thoni kush dyshohet apo varja se e thoni neser

Shto koment

Denonco