Fajdet në Shkodër, ‘arrest me burg’ për dy djemtë, ish prefektit i ndalohet largimi jashtë vendit

Fajdet në Shkodër, ‘arrest me burg’ për dy djemtë, ish prefektit i ndalohet largimi jashtë vendit

12:14, 26/03/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën arrest me burg në mugesë për dy djemtë e ish-prefektit e Shkodrës Paulin Radovani, të cilët ndodhen jashtë vendit.

Ndërsa për ish-prefektin, gjykata dha masën e ndalimit për t’u larguar jashtë shtetit dhe detyrim paraqitje.

Ishte  ai denoncoi fenomenin në polici dhe më pas , Prokuroria nisi një procedim penal në fund të janarit.

Ai u pajis me eskortë mbrojtje dhe më pas denoncoi në polici grupin e fajdexhinjve, pasi dy djemtë e tij të  larguar tashmë nga Shqipëria, kishin marrë shuma të mëdha borxhesh me interes.

Në Shkodër familjet mund të zgjidhnin problemet financiare duke paguar 20 për qind në javë të shumës së marrë borxh.

Skema e fajdeve ka rezultuar fatale për dhjetëra familje, të cilat huadhënësit u kanë marrë pronat, në momentin kur nuk kanë shlyer  detyrimin.

Pas dy muaj përgjimesh, policia vendosi në pranga 12 persona dhe sekuestroi shuma parash dhe automjete. 

Në grupin e fajdexhinjve në kryeqendrën e veriut, rezultojnë të jenë përfshirë noterë, avokatë dhe një efektiv i policisë.

Operacioni i koduar "Maranaj" u ndërmor në  orët e para të mëngjesit, të 14 marsit, kur forcat Speciale nga Tirana  zbarkuan në Shkodër në një aksion blitz dhe 11 persona u vunë në pranga  gjatë kontrollit në 22 banesa. Një tjetër u kap teksa tentoi të  arratiset drejt Kosovës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco