Nis më në fund gjyqi për Saimir Tahirin, prokuroria dorëzon një, `mal` me prova

Nis më në fund gjyqi për Saimir Tahirin, prokuroria dorëzon një, `mal` me prova

10:55, 26/03/2019
A+ Aa A-

Ka nisur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda, seanca e parë e një prej gjyqeve më të bujshëm dhe të shumëpritur nga opinioni publik. Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij Maksim Haxhia është paraqitur edhe vetë personalisht në këtë gjyq. Nga ana tjetër ajo që ka rënë në sy në korridoret e Gjykatës së Krimeve të rënda kanë qenë provat e shumta të organit të akuzës, të cilat janë transportuar me karrocë dore. Bëhet fjalë për plot 53 fashikuj që përmbajnë mijëra dokumente dhe përgjime.

Në paraqitjen e fundit në Gjykatë pasi seanca dështoi, avokati Maksim Haxhia, në një prononcim për mediat la të hapur mundësinë për të kërkuar gjykim e shkurtuar për ish-ministrin. Shqyrtimi i hetimeve të Prokurorisë do të bëhet sot, pasi seancën e shkuar nuk ishin njoftuar 3 të hetuarit e tjerë, ish-policët Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, që ndodhen në arrati prej më shumë se një viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco